SYRI TV/ Valë e re emigracioni shqiptar, dyfishohen aplikimet për azil

13:15, 28/09/2022
A+ Aa A-

Një valë e re emigracioni ka rritur numrin e aplikimeve për azil të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE. Sipas Eurostat, në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Gjatë periudhës janar-qershor 2022, aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e familjes europianë ka arritur në 10 mijë

SYRI TV

Rriten aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë për në vendet e Bashkimit Europian. Aplikimet kanë filluar të rriten sërish me rikthimin e lëvizjes pa kufizime.

Sipas të dhënave të Eurostat, në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar, duke dëshmuar për një tendencë të re të rigjallërimit të emigracionit.

Megjithatë, në krahasim me vitet e mëparshme numri i azilantëve mbetet i ulët, edhe për faktin se tashmë shumë persona po ikin me kontrata pune, apo të tjerë nuk regjistrohen më si azilantë ndaj është e vështirë të identifikohet numri i saktë i personave që po largohen nga vendi. Eurostat nuk i raporton më të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar, që nga dhjetori 2020, pas daljes së saj nga BE.

Por, të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022, një shifër që është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian, duke e çuar në total shifrën e aplikimeve në mbi 10 mijë. Kërkesat për azil vetëm në 6 muajt e parë të 2022-t janë më të larta se gjithë viti 2021, kur ishte shënuar dhe numri më i lartë rekord deri tani.

Numri më i lartë i azilantëve nga Shqipëria në vendet e BE u regjistrua në vitin 2015, kur një valë masive emigracioni nisi në vend. Sipas Eurostat, në qershor 2022, 65 645 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 66% më shumë krahasuar me qershorin 2021 (39 515) dhe 4% krahasuar me majin 2022 (63 105).

Rritja nga maji në qershor 2022 mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së aplikantëve për herë të parë nga Tunizia (+990 persona; ose +82%), Turqia (+850; ose +31%) dhe Pakistani (+645; ose +22 %).

Në qershor 2022, kishte edhe 6 190 aplikantë të mëvonshëm (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme) me rritje 2% krahasuar me qershorin 2021 dhe një rënie me 1% krahasuar me majin 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/09/2022 13:33

Kjo është dhurata që narko-banda mafioze "Rilindja" u bëri shqiptarëve!! A i mbajnë mend shqiptarët, që votuan banditët kriminelë të Aleancës së Qelbësirave "Rilindja", premtimet e Edvin Kristaq Ramës në vitin 2013???!!! Ai mbajnë mend shqiptarët që votuan "Rindasit", ëndërrat me sy hapur që ëndërronin kur dëgjonin premtimet dhe mashtrimet e tyre elektorale në 2013, në 2015, në 2017, në 2019 dhe në 2021???!!!! Ku e kanë shtetin që duan? Ku e kanë drejtësinë që duan? Ku e kanë policinë që duan?? Ku e kanë qeverinë që duan?? Ku e kanë bashkinë që duan? Ku e kanë rrogën që duan? Ku e kanë pensionin që duan? Ku e kanë arsimin që duan? Ku e kanë mjekësinë që duan? Ku e kanë turizmin që duan?? Ku e kanë jetën që duan??? Ku i kanë fëmijët që duan? Ku e kanë të ardhmen që ëndërruan???!! I harruan ato 300 mijë vendet e punës??? Në vend të 300 mijë vendeve të punës narko-banda kriminale "Rilindja" u solli emigrimin që kishin harruar, u largoi 560 mijë zemra të thyera dhe endrra të vrara, që kurrë nuk i kishin imagjinuar!!!

Shto koment

Denonco