Doni të kaloni të dielën në plazh? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Doni të kaloni të dielën në plazh? Njihuni më parë me parashikimin e motit

23:18, 13/08/2022
A+ Aa A-

Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera verore. 

Moti përgjithësisht do të karaterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditën e së dielës. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet. 

Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë këtë të shtunë e deri mëngjesin e së dielës.

Deri të dielën në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët. 

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e përkohësisht e vrullshme në momentet me reshje. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Kjo situatë, do të sjellë rënie temperaturash si në figurë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco