VIDEO-SYRI TV/ Braktiset fshati i Ali Pashë Tepelenës, mbyllet shkolla

10:55, 24/06/2022
A+ Aa A-

Braktisja masive e Beçishtit, i njohur dhe si fshati Ali Pashë Tepelenës, ka lënë 20 fëmijë pa shkollë. Prindërit detyrohen të dërgojnë fëmijët në qytet për të ndjekur arsimin bazë, pasi numri i ulët i fëmijëve në fshat ka bërë që shkolla të mbyllet.

SYRI TV

Beçishti është një nga fshatrat malorë të Tepelenës. Vendndodhja në terren malor, ka bërë që fshati të braktiset, ndërkohë që pak banorët që kanë mbetur aty, po përballen me mungesë investimesh.

Problem kryesor është mungesa e shkollës, pasi 20 fëmijë të mitur, udhëtojnë drejt Tepelenës për të ndjekur arsimin fillor.

Banorët kërkojnë hapjen e një shkolle në fshat, pasi rruga e amortizuar rrit kostot dhe vështirësitë për të dërguar fëmijët në Tepelenë.

Beçishti njihet dhe si fshati i Ali Pashë Tepelenës, ku dikur kishte dhjetëra shtëpi, ndërsa shumë prej tyre, sot kanë vetëm rrënoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco