VIDEO - SYRI TV/ 6 familje rome nxirren në qiell të hapur, objekti do të rikonstruktohet për zyra

13:19, 26/05/2022
A+ Aa A-

Familjet e komuniteti rom që jetonin në ish-shtëpinë e Ofircerave në Vlorë u nxorën në qiell të hapur, pasi objekti do t`i nënshtrohet rikonstruskionit. Banorët akuzojnë bashkinë se nuk u ka dhënë zgjidhje për strehimin.

Syri Tv

Gjashtë familje rome, në vështirësi ekonomike dhe me fëmijë të mitur, janë hedhur në rrugë nga Bashkia e Vlorës. Familjet jetonin në ish-godinën e Shtëpisë së Oficerave, e cila sipas një vendimi të bashkisë do t`i nënshtrohet një rikonstruksioni.

Por dhjetëra anëtarë të familjeve rome kanë kundërshtuar këtë vendim, pasi kërkojnë zgjidhje për problemin e strehimit të tyre, gjë të cilën bashkia nuk ua ka ofruar deri më tani.

Ish-godina e shtëpisë së Oficerave në Vlorë, dikur pronë e ministrisë së Mbrojtjes, pritet të rikonstruktohet për t`u shndërruar në zyra për Kadastrën e këtij qyteti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco