Ballkani nën ndikimin e anticiklonit afrikan, çfarë moti pritet sot dhe nesër

Ballkani nën ndikimin e anticiklonit afrikan, çfarë moti pritet sot dhe nesër

07:00, 26/05/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga anticikloni afrikan edhe pse po dobësohet gradualisht duke i'a lenë vendin masave ajrore më të freskëta atlantike në fundjavë.

E enjte 26 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri te shtresore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      14/35°C
Zona e ulët          12/36°C
Zona bregdetare  17/32°C

Kosova, e enjte 26 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe  rrebeshe me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 29°C -33°C .

E premte 27 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime  dhe vranësira mesatare në verilindje dhe reshje shiu në formën e stuhive pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/33°C
Zona e ulët          14/36°C
Zona bregdetare  18/33°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco