Parashikimi i motit përditën e mërkurë

Parashikimi i motit përditën e mërkurë

00:10, 25/05/2022
A+ Aa A-

Vendi ynë do të ndikohet nesër nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 7-10m/s. 

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                             
në zona malore 15 deri 32°C
në zona e ulëta 15 deri 35°C
në zona bregdetare 19 deri 34°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco