Gati tre vjet pas tërmetit, 42 familje në Durrës presin ende rikonstruksionin e pallatit

Gati tre vjet pas tërmetit, 42 familje në Durrës presin ende rikonstruksionin e pallatit

13:14, 23/05/2022
A+ Aa A-

Kur po bëhet viti i tretë i rënies së tërmetit tragjik në vendin tonë, 42 familje të një pallati 12-katësh në Durrës ende presin rikonstruksionin e apartamenteve të tyre. Familjet protestuan para bashkisë, duke kërkuar nisje të punimeve por dhe transparencë për firmën që do t’i kryejë ato.

Nga SYRI TV

Banorët e një pallati 12-katësh në lagjen nr.5 në Durrës protestuan për të disatën herë përpara bashkisë, pasi kërkojnë nisjen e punës për rikonstruksionin e apartamenteve të tyre, të dëmtuara nga tërmeti.

Banorët shprehet se gati tre vjet pas tërmetit, pallati i tyre ende nuk i është nënshtruar forcimit të strukturës dhe rregullimit të apartamenteve.

Banorët gjithashtu kërkojnë që procesi i rikonstruksionit të bëhet nga profesionistë, ndërsa shprehën rezerva ndaj studios së përzgjedhur për zbatimin e projektit.

Në pallatin në fjalë jetojnë 42 familje, ndërkohë që Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar atë me shkallë dëmtimi DS3.

Gazetare: A.Aliaj. Redaktor. J.Hoxhaj. Mont. O.Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco