Parashikimi i motit për ditën e diel

Parashikimi i motit për ditën e diel

23:03, 30/04/2022
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Të ndodhur në stinën e pranverës temperaturat e ajrit janë në rritje dhe një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe rreshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm.

Në këtë mënyrë kjo fundjavë (si për ditën e Shtunë ashtu dhe atë të Diel) parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare.

Më pas në orët e nxeta të ditës (mesditë deri pasdite) shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore. Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto rreshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco