VIDEO-SYRI TV/ Sulovë- Fier: Fermerët hedhin prodhimet, mungon tregu

VIDEO-SYRI TV/ Sulovë- Fier: Fermerët hedhin prodhimet, mungon tregu

17:02, 30/04/2022
A+ Aa A-

Në Sulovë të Elbasanit, fermerët kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë mbështetje nga shteti për prodhimet e tyre.

Për Syri Tv, Arjan Hoxha ka treguar për vështirësitë që po has biznesi i tij teksa detyrohet të hedhi prodhimet nga mungesa e tregut.

Fermerët në Sulovë të Elbasanit kanë ngritur shqetësimin e vazhdueshëm për mungesën e mbështetjes nga instuticionet lidhur me prodhimet e tyre.

Arjan Hoxha, i cili është rikthyer nga emigirmi dhe ka investuar në këtë zonë duke ngritur sera ku prodhohen kunguj, ka thënë për Syri Tv se prodhimi i 400 kuintal kungujve nga serat e tij nuk gjen treg në Shqipëri për tu shitur.

Ndaj Hoxha dhe fermërët e tjerë të zonës kanë shkulur rrënjët e të mbjellave pasi prodhimet e  tyre do të shkojnë dëm.

Banorët kanë denoncuar gjithashtu mungesën e subvencioneve ndaj fermerëve dhe lehtësirave në kohë krize, teksa theksojnë se cdo investim është me paratë e tyre, e sërisht has vështirësi pasi nuk gjejnë treg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco