ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për mjetet që lëvizin në drejtim të Rinasit

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për mjetet që lëvizin në drejtim të Rinasit

09:18, 26/01/2022
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë mjetet që duan të lëvizin në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Sipas ARRSH-së për shkak të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur .

 Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroprtit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

Postimi:

Njoftim

Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur.

• Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco