VIDEO-SYRI TV/ Libohovë, fermerët drejt falimentimit: 8 vjet PS në qeveri, një herë subvencion

VIDEO-SYRI TV/ Libohovë, fermerët drejt falimentimit: 8 vjet PS në qeveri, një herë subvencion

16:30, 25/01/2022
A+ Aa A-

Çmimet e imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në Gjirokastër këtë vit janë rritur tre herë më shumë krahasuar vetëm me një vit më parë. Për këtë arsye, qindra fermerë në zonën e Libohovës tregojnë se po braktisin tokën, duke akuzuar shtetin si fajtorin kryesor të kësaj situate.

Nga SYRI TV

Viti ka nisur në mënyrë të zymtë për fermerët. Kështu shprehen blegtorët e bashkisë së Libohovës, të cilët akuzojnë shtetin se po i çon në faliment për shkak të rivendosjes së TVSH-s për imputet bujqësore.

Ndërsa ministrja e Bujqësisë, zhvillon show televiziv duke prezantuar skema miliona euro për subvencionin e fermerëve, këta të fundit po braktisin çdo ditë e më shumë tokën dhe Shqipërinë.

Nëse një vit më parë çmimet e plehrave kimike ishin disi të përballueshme, këtë vit, sipas fermerëve, ato janë trefishuar, duke i shtyrë fermerët drejt humnerës.

Gjatë tetë viteve të qeverisjes socialiste, fermerët thonë se janë subvencionuar vetëm një herë.

Pak ditë më parë, qindra blegtorë nga qarku i Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës, protestuan në fshatin Jorgucat duke kërkuar mbështetje për këtë sektor, pasi janë në prag të falimentimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco