Veliaj kundër Dukës, FSHF: Bashkia po ndërhyn për të prishur zgjedhjet

Veliaj kundër Dukës, FSHF: Bashkia po ndërhyn për të prishur zgjedhjet

18:39, 23/01/2022
A+ Aa A-

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar nëpërmjet një komunikate për shtyp, pas pretendimeve të Bashkisë Tiranë për një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për Armand Dukën. Fshf pohon se ndërhyrja e bashkisë tregon qartë synimet e Erion Veliaj për të prishur procesin e zgjedhjeve të 2 marsit, ndërsa e konsideroi këtë ndërhyrje si është një kërcënim për anëtarët dhe procesin zgjedhor.

Bashkia Tiranë ka shpërndarë në media, në mënyrë preferenciale, pretendime sipas të cilave kërkohet hetim Kombëtar dhe ndërkombëtar për presidentin e FSHF, Armand Duka. Në këtë njoftim, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka kërkuar hetim ndaj kreut të Fshf për korrupsion në sport në 20 vitet e fundit. Megjithatë e menjëherëshme ka qenë përgjigja e institucionit më të lartë të futbollit në vend, ku nëpërmjet një komunikate për shtyp, theksohet se gjithçka është shpërndarë nga Bashkia e Tiranës është një letëër qesharake. Sipas FSHF-së në atë fletërrufe janë formuluar akuza delirante të denja për hetuesinë e kohës së diktaturës ku dhe drejtësia vepronte me urdhra politik. Sipas FSHF-së, kjo balonë tymuese e lëshuar një ditë para zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, është një kërcënim për anëtarët dhe procesin zgjedhor

Pas tenativave të vazhdueshme të dështuara për të intimiduar, shantazhuar dhe kërcënuar anëtarët tanë, sot Bashkia Tiranës doli hapur në përfshirjen e saj në këtë proces zgjedhor që i takon ekskluzivisht vetëm komunitetit të futbollit. Ky është një kërcënim i hapur për njerëzit e futbollit sepse provat depozitohen në organet ligjzbatuese dhe jo në media. Kjo ka për qëllim të vetëm krijimin e një klime tensioni në këtë garë. Autogoli mediatik i Bashkisë së Tiranës vërteton ndërhyrjen e dënueshme të saj për të prishur zgjedhjet, të denoncuar nga federata. Ne jemi të sigurt se komuniteti i futbollit në vend do ta konsiderojë në pozicion “jashtë loje” sulmin e Bashkisë së Tiranës ndaj lirisë së zgjedhjeve  dhe se nuk do të intimidohet fare nga abuzimet mediatike të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, të cilat zhvillohen më 2 mars, kanë krijuar shumë diskutime dhe debate, me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj që ka dalë kundër kreut aktual, ARMAND Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco