EuroNews gjerman: Nafta shumë e shtrenjtë, toka punohet si në mesjetë

EuroNews gjerman: Nafta shumë e shtrenjtë, toka punohet si në mesjetë

10:36, 19/01/2022
A+ Aa A-

EuroNews gjerman publikoi një reportazh nga Shqipëria, duke theksuar se nafta është shumë e shtrenjtë në vend, prandaj toka punohet si në mesjetë.

Në qendër të reportazhit është fermeri Ndue Fuga nga fshati Fishtë. Ai e plugon tokën e tij me ndihmën e një gomari. Do të ishte më e lehtë dhe më e shpejtë me një traktor, por fermeri thotë se nuk e përballon dot naftën për traktorin.

Në Shqipëri janë 280 mijë biznese mikro-agrikulturore, por vetëm kompanitë e mëdha marrin ndonjë mbështetje nga sektori publik.

Fuga dhe gruaja e tij marrin një pension mujor prej 82 eurosh. Pesë fëmijët i kanë jashtë vendit. Çifti thotë se do donte ndihmën e qeverisë, për shkak se plugimi bëhet më i vështirë me kalimin e kohës.

“Ne punojmë me gomarin në mënyrë që të kemi diçka për të ngrënë. Kjo për shkak se nuk e përballojmë dot naftën. Njerëzit po jetojnë në demokraci prej 30 vitesh, por nuk ka pasur ndonjë ndryshim domethënëse në standardet e jetesës,” ankohet Fuga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

New19/01/2022 11:30

Po me keta plera qe kane drejtuar dhe drejtojne cfare te presi populli I shkret. Keta me pare shofin cfare do fitojne dhe zhvasin per vete.

korcari19/01/2022 10:51

epo rilindja

Shto koment

Denonco