Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

VIDEO- SYRI TV/ Fluks te dispanceria, qytetarët: Ka shumë radhë, këtu infektohesh

VIDEO- SYRI TV/ Fluks te dispanceria, qytetarët: Ka shumë radhë, këtu infektohesh

13:58, 17/01/2022
A+ Aa A-

Dispanceria e sëmundjeve të mushkërive përballet me fluks pacientësh, të cilët presin për konsulta mjekësore apo grafi. Pranë kësaj klinike paraqiten edhe pacientët e infektuar me Covid-19, të cilët kryejnë kontrolle, por pavarësisht kësaj, institucioni nuk garanton distancën e sigurisë për qytetarët, të cilët për Syri Tv, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre

Syri Tv

Klinika e specializuar për sëmundjet e mushkrive në Tiranë , pavarësisht se çdo ditë përballet me fluks pacientësh, të cilët duhet të bëjnë grafi ose vizita të specializuara, nuk garanton distancën e sigurisë, pavarësisht rrezikut të lartë për infektim.

Qytetarët të cilët presin në radhë të gjata, kanë rrëfyer për Syri Tv pasigurinë e pritjes në radhë dhe keqmenaxhimin nga ana e institucionit.

Nga ana tjetër ka nga ata pacientë të cilët nuk e shohin problematik fluksin dhe as mosrepsektimin e distancës.

Dispanceria është e vetmja poliklinikë e specializuar për sëmundjet e mushkërive në kryeqytet, ku pacientët shkojnë me rekomandim nga mjeku i familjes. 

 

/ Fabjona Pasho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco