Kthjellime dhe vranësira, ja si do jetë moti sot

Kthjellime dhe vranësira, ja si do jetë moti sot

08:14, 14/01/2022
A+ Aa A-

Vijon ndikimi i masave te ftohta polare në vend duke bërë që moti të jetë i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Ky stabilitet i atmosferës pritet të na shoqërojë gjatë natës dhe mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të ulëta në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco