VIDEO-SYRI TV/ Moti i javës që vjen, shtrëngata shiu dhe dëbore në të gjithë vendin

VIDEO-SYRI TV/ Moti i javës që vjen, shtrëngata shiu dhe dëbore në të gjithë vendin

13:36, 05/12/2021
A+ Aa A-

Java që presim përpara parashikohet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Parashikimi i motit është bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Java nis me ditën e Hënë dhe mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme përgjatë. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Por në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jug - jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së Martë.  

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Mërkurë dhe relativisht atë të Enjte kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit prej orëve të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco