VIDEO-SYRI TV/ Bashkia Vlorë i bindet Ramës për inceneratorët, rrit me 70% tarifën e pastrimit për bizneset

VIDEO-SYRI TV/ Bashkia Vlorë i bindet Ramës për inceneratorët, rrit me 70% tarifën e pastrimit për bizneset

16:40, 02/12/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Vlorës rrit me gati 70 përqind tarifat e pastrimit për bizneset. Vendimi u mor në këshillin bashkiak, ndërsa pritet që të preken mbi 570 biznese në qytetin turistik. Pronarët e bizneseve kundërshtuan vendimin, duke u shprehur se bashkia nuk është konsultuar me ta. Rritje të tarifave të pastrimit kanë paralajmëruar dhe bashki të tjera, për të përballuar kostot e djegies së plehrave në inceneratorët e Klodian Zotos.

SYRI TV

Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, bizneset në qytetin e Vlorës do të paguajnë 70 përqind më shumë tarif për pastrimin e qytetit.

Vendimi është marrë në Këshillin Bashkiak të Vlorës, gjatë miratimit të paketës së re fiskale për vitin 2022. Në fillim të vitit të ardhshëm, një biznes në qytetin e Vlorës do të paguajë deri në 25 mijë lekë tarifë pastrimi, nga 12 mijë që paguante deri më tani.

Anjeza Shiko, drejtoresha e tatim taksave në bashkinë e Vlorës, deklaroi se nga rritja e tarifave preken mbi 570 biznese, ndërsa tarifat do të zbatohen sipas një zonimi të bërë nga bashkia e Vlorës.

Rritja e tarifave të pastrimit nuk është pritur mirë nga bizneset në Vlorë, të cilët e quajnë të padrejtë dhe të pakonsultuar.

Rritje të tarifave të pastrimit për qytetarët dhe bizenset, kanë paralajmëruar edhe bashki të tjera si Mallakastra, Rroskoveci apo Patosi.

Ky veprim i pushteti lokal, vjen pas presionit të ushtruar nga Kryeministri Edi Rama, i cili u kërkoi me ultimatum bashkive të dërgojnë mbetjet urbane të qyteteve në inceneratorët e Klodian Zotos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco