Parashikimi i motit për ditën e premte

Parashikimi i motit për ditën e premte

23:08, 25/11/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Dita e e premte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranëst e intervale të shkurtëra me diell. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme që prej orëve të para pas mesnatës me intensitet mesatar. Në ultësirën perëndimore e përgjatë bregdetit reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshje e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 25 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 10°C në zona e ulëta 10 deri 18°C në zona bregdetare 11 deri 18°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco