VIDEO-SYRI TV/ Përdorimi i internetit, a janë të sigurt fëmijët? Vataj: Kemi pasur denoncime nga fëmijët

VIDEO-SYRI TV/ Përdorimi i internetit, a janë të sigurt fëmijët? Vataj: Kemi pasur denoncime nga fëmijët

11:45, 09/11/2021
A+ Aa A-

Përdorimi masiv i internetit paraqitet shqetësues kryesisht për fëmijët, të cilët janë grupmosha më e rrezikuar. Drejtori i Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë, Mirgit Vataj, ka theksuar se aksesi në lojëra të dhunshme, materialet e papërshtatshme në internet dhe kërcënimet nga të panjohurit, janë rreziqet më të mëdha me të cilat përballen fëmijët. 

Nga Syri Tv

Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit duket se është kthyer në domosdoshmëri ditët e sotme, por ajo çka paraqitet shqetësuese është përdorimi pa masë i internetit nga të rinjtë e kryesisht fëmijët, të cilët janë edhe target grupi më i rrezikuar. Për Syri TV, drejtori i Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë, Mirgit Vataj, evidenton aksesin në lojëra të dhunshme, mundësinë e hyrjes së lirë në materiale jo të përshtatshme për moshën dhe përdorimin e një fjalori që nxit bullizëm e dhunë, si  rreziqet më të mëdha që përmban interneti për fëmijët.

Vataj thekson se përgjatë vitit që lamë pas, sidomos gjatë periudhës së karantinës ku internet gjeti përdorimn masiv, kanë mbërritur me qindra telefonata për të denoncuar rastet e kërcënimeve ndaj fëmijëve, që janë bërë përmes platformave sociale.

Sipas një raporti të UNICEF, mosha mesatare kur fëmijët shqiptarë fillojnë të përdorin Internetin është 9.3 vjeç, por brezat e rinj kanë gjasa më të larta që të fillojnë më herët, rreth moshës 8 vjeç ose më të vegjël. Kjo gjë i bën ata më të cenueshëm nga abuzimi seksual, dhuna dhe bullizmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco