Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO SYRI TV/ Plehrat te inceneratori i Fierit, Bashkia e Roskovecit rrit tarifat, reagojnë banorët

VIDEO SYRI TV/ Plehrat te inceneratori i Fierit, Bashkia e Roskovecit rrit tarifat, reagojnë banorët

17:03, 06/11/2021
A+ Aa A-

Dërgimi i plehrave në inceneratorin e Vërrisë do rëndojë xhepat e banorëve të Marinzës. Ata janë dakord për largimin e mbetjeve, por nuk kanë mundësi të paguajnë tarifa për këtë shërbim sepse pagat që marrin nuk u dalin as për të mbijetuar.   

Syri Tv

Banoret e Marinzës kanë reaguar pas lajmit se fushat e mbetjeve urbane në Marinzë do mbyllet dhe ato do dërgohen në inceneratorin e Vërrisë.

Ata janë dakord për largimin e mbetjeve që sipas tyre shkaktojnë sëmundje, por shprehen se kostot e dërgimit të mbetjeve te inceneratori nuk mund të rendojë në xhepat e tyre dhe rritja e tarifave ata nuk mund t'i përballojnë. 

Ndërkohë që nënkryetar i Bashkisë së Roskovecit, Maksi Goga, thekson se rritja e taksës është e pashmangshme.

Nga janari i 2022 plehrat e Bashkisë Roskovec do dërgohen drejt inceneratorit në Verri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco