Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe

Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe

18:32, 27/10/2021
A+ Aa A-

Duke nisur nga mesnata e kësaj të mërkure do të hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës.

Bëhet fjalë për segmentin që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri.

Ky segment do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.

Ndërkohë po vazhdojnë punimet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco