KAFE SHQETO/ Pse në Shqipëri nuk ka një sindikatë të gazetarëve?

KAFE SHQETO/ Pse në Shqipëri nuk ka një sindikatë të gazetarëve?

13:28, 26/10/2021
A+ Aa A-

Në përputhje me misionin e tij, për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndërtuar dhe ka zbatuar  “Barometrin Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri për vitin 2020”, i pari i këtij lloji në vendin tonë që është kryer nga gazetarët për gazetarët.

Barometri përpunon dhe analizon nga pikëpamja sasiore dhe cilësore, të dhënat e përftuara nga një sondazh i realizuar me gazetarët, për situatën e kushteve të tyre të punës, lirisë profesionale dhe perceptimet e tyre mbi lirinë e medias në tërësi.

Sipas këtij raporti media në Shqipëri është një ambjent ku ka kërcënime dhe censurë.

Por për të folur më gjatë për këtë raport ishin të ftuara në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ nga moderatorët e këtij emisioni Flavio Qarri dhe Dori Dako, Blerjana Bino drejtore ekzekutive e ‘Qendrës shkencë dhe inovacion për zhvillim’ dhe Afërdita Kolmarku juriste , menaxhere e projekteve të Komitetit Shqiptar të Helisinkit.

Dori Daka: Doja të dija diçka për fenomenin e autocensurës sepse ndërkohë gazetarët përballen me shumë reduktime duke filluar me reduktimet e pagës me shtërngime nga më të ndryshmet, më pas shkojmë tek autocensuara ata kanë një sjelle të vetëkontrolluar ndaj lajmit dhe ndaj së vërtetës. Mund të na flisni pak në lidhje me këtë fenomen sipas raportit tuaj?

Kolmarku: Shikohet me shqetësim pjesa e vetëcensurimit në raport me censurën që vjen nga redaktori apo nga kryeredaktori. Këtë pyetësor ne jua kemi drejtuar 350 punonjësve të mediave por vetëm 200 kanë reaguar pozitivisht duke ofruar të dhëna dhe indikator të cilat kanë vlejtur për këtë Barometër. Autocensura konstatohet kryesisht në raport me frikën që kanë vetë punonjësit . Në të gjithë format e anonimizuar që ato kanë plotësuar shikohet me shqetësim frika që ata reflektojnë kundrejt redaktorit apo kryeredaktorit për t’i vënë në dispozicion një lajm i cili mund të jetë shumë i rëndësishëm për interesin publik. Por gjithashtu për të shtuar dhe një element tjetër është dhe ajo masa 3 % e atyre punonjësve të cilët kanë raportuar që ju është kërkuar që të publikojnë dhe lajme të rreme. Edhe këto lajme lidhen kryesisht me situata apo me ngjarje të cilat kanë pasur vëmëndjen e medias por edhe janë të rëndësishme dhe për publikun.

Flavio Qarri: Zonja Bino le të flasim pak dhe për aspektin mbi të gjitha i vështirësisë apo i lehtësisë me të cilën mund të eliminohet një gazetar nga tregu i punës, nga punëdhënësi i tij. Sa delikatë është situata e një gazetari në Shqipëri sipas jush?

Bino: Në fakt dhe sipas meje por edhe sipas studime që ne kemi realizuar vihet re sidomos për vitin 2020 për shkak dhe të ndikimeve që pati pandemia kjo situatë ishte dhe më deliakte. Pra në kuadrin e përgjithshëm kemi vështërsinë e zbatimit të kontratave të punës apo të Kodit të Punës të marrëdhënëvie që krijohet ndërmjet gazetarëve dhe përfaqësuesve ligjor, pronarëve le të themi të medias. Kjo situatë është dhe më delikate për ato media që janë të pakonsiliduara që janë media të vogla që mund të jenë media lokale ose sidomos portalet online. Ndërkohë që kjo mund të jetë e kuptueshme për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre financiare dhe nevojës që kanë për tu varur nga financime të caktuara. Edhe në media që janë të konsiliduara studimet kanë vënë re që gazetarët pohojnë që mund të pushohen nga vendi i punës dhe  me vetëm një mesazh, pa kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Kjo është kusht dhe me të gjitha problemet strukturore që kemi në sistemin mediatik në Shqipëri për atë trinomin dhe lidhjet sintetike të ngushta ndërmjet medias-politikës dhe biznesëve të fuqishme  dhe prej një klime të përgjithshme intimidimi që kanë gazetarët dhe vështirësi në realizimin  e punës vërtetë profesionale,  për një gazetari të pavarur. Ekzistenca sikurse e thotë dhe Barometri por që e përmendët dhe ju në kronikën tuaj e sindikatave të medias do të ishte e rekomandueshme sepse do të ishte një mënyrë shumë e mirë për t’ju dhënë mundësi gazetarëve që të organizohen dhe të ushtrojnë presion për zbatimin e plotë të Kodit të Punës . Ndërkohë që në Shqipëri këto nuk ekzistojnë as në media private por as në rastin e televizionit publik shqiptar.

Dori Daka: Cila është sipas jush arsye që nuk krijohet një organziatë e cila të jetë në mbrotje të plotë të të drejtave të gazetarëve përkundër situatës në Kosovë që ka një situatë krejt tjetër. Aty kemi organizata mediatike të cilat jo vetëm kanë lidhje me simotrat e tyre ndërkombëtare por edhe reagojnë në kohën dhe në vendin duhur përsa i takon probleme të medias?

Bino: Në Shqipëri ne kemi Unionin e gazetarëve shqiptar që është organizata më e vjetër dhe i vetmi që ka  mbetur deri diku me anëtarsi. Ndërkohë që kemi organizata të tjera medias që siç është ‘Këshilli shqiptar i medias’ apo organizata të tjera si ‘Insituti shqiptar i medias’ që punojnë me studime e me projekte për median mbi median por nuk janë sindikata. Ne nuk kemi organizime në formë sindikate të cilat të veprojnë dhe të ushtrojnë presion ndaj qeverisë.

Dori Daka: Cila është arsyeja?

Bino: Kjo lidhet shumë ngushtë dhe unë e thashë me mënyrën se si ka funksionuar në tërësi marrëdhënia shumë e ngushtë mes medias- politikës dhe biznesit, frymës së përgjithshme të intimidimit dhe mungesës së organizmit dhe kordinimit nga vetë gazetarët dhe nga punonjësit e tjerë të medias. Nga ana tjetër ne shohim se ka një mbështetje shumë të madhe nga ndërkombëtarët në Kosovë dhe në Serbi. Unë jam pjesë e rrjetit të gazetarëve të sigurt të ballkanit perëndimor dhe sindikatat janë shumë të konsiliduara për Kosovën, Maqedoninë , Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Kanë një mbështetje shumë të madhe nga donatorët me financime për të siguruar rritjen e kapaciteteve. Unioni ose shoqatat e tjera të gazetarëvë në Shqipëri nuk kanë arritur të përforcojnë kapacitetet e tyre, të sigurojnë dhe një mbështetje nga ndërkombëtarët për të shërbyer në mbrotje të gazetarëve. Natyrisht ato kryen reagime të herëpashershme, bëjnë deklarata publike në media apo në rrjetet e tyre sociale, janë bërë pjesë dhe e deklaratave të organizatave më të mëdha ndërkombëtare por nuk e kryejnë funksionin e përditshëm të sindikatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco