VIDEO-SYRI TV/ Rritja e çmimeve në Kukës, qytetarët zhyten në mjerim

VIDEO-SYRI TV/ Rritja e çmimeve në Kukës, qytetarët zhyten në mjerim

11:22, 26/10/2021
A+ Aa A-

Rritja e çmimeve për produktet e shportës apo të karburanteve, ka prekur në një masë të gjerë familjet në Kukës. Banorë dhe tregtarë të këtij qyteti tregojnë se varfëria po pllakos çdo ditë e më shumë në familjet kuksiane, të cilat tashmë kanë reduktuar blerjet për artikujt bazë të jetesës.

Nga SYRI TV

Kukësi cilësohet një nga qarqet më të varfra sipas statistikave zyrtare, ndërsa rritja e çmimeve gjatë muajve të fundit, duket se po i varfëron dhe më tej familjet në këtë qytet dhe jo vetëm. Shtresat më të prekura janë të papunë, familjet në ndihmë ekonomike apo pensionistët, të cilët shprehen se tashmë nuk kanë më mundësi të blejnë në tregjet e qytetit.

Situata konfirmohet dhe nga vet tregtarët, të cilët pohojnë gjithashtu se xhiro ka rënë në nivele shumë të ulëta. Sipas tyre shkak kryesor është varfëria e familjeve kuksiane, të cilat po reduktojnë shpenzimet për jetesë.

Vetëm pak kohë më parë në Kukës u rrit çmimi i miellit dhe i bukës, pa folur për produktet e tjera te shportës dhe së fundmi është rritur edhe çmimi i gazit dhe i druve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco