Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

KAFE SHQETO/ Çfarë po fsheh qeveria shqiptare dhe Pfizer?

KAFE SHQETO/ Çfarë po fsheh qeveria shqiptare dhe Pfizer?

12:22, 22/10/2021
A+ Aa A-

Dy ditë më parë e përditshmja britanike Daily Mail shkruajti një 'raport bomb' .

Sipas medias angleze kompania Pfizer i ka detyruar disa në vende në zhvilim që të nënshkruajë kontrata abuzive dhe të pandershme për furnizimim me vaksina anti-covid.

Raporti është publikuar nga Public Citizen dhe pjesë e tij janë vende si Shqipëria, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane dhe Peruja.

Në raport thuhet se Pfizer i ka detyruar këto vende që të pranojnë kushtet e saj, duke theksuar se kjo formë imponimi është një ‘bullizëm’.Lexo këtu.

Për të folur për këtë 'kontratë bombë' të gjigandit farmaceutik Pfizer veçanërisht me Shqipërinë ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri.TV, shkencëtari Taulant Mukia dhe Arben Domi biolog.

Dori: Do të doja një koment të shkurtër për dokumentin i cili ngre shumë pikëpyetje në lidhje me marrëdhëniet e kompanisë Pfizer me disa qeveri të botës?

Muka: Kjo është një praktikë e panjohur sidomos në Shqipëri.  Në Shqipëri ka pasur kontrata të ngjashme për shumë medikamente apo trajtime të tjera që janë të disponueshme në vendin tonë. Sigurisht ajo që unë pashë me shqetësim është fakti që ne nuk kemi krijuar si shtet të marrim donacione të vaksinave nuk është e specifikuar në rast se ishte e vaksinës pfizer apo të vaksinave të tjera. Dhe sigurisht që kjo nuk besoj se duhet do të ishte në një kontratë si Shqipëria që janë vende në zhvillim që kanë mundësi të përfitojnë dhe nga donacionet , janë bërë pjesë e strukturave të tjera të prodhimit të vaksinave që janë pikërisht për këtë qëllim dhe në kontetekst në besimin tim është jo e duhur, kontrata që paraqitet. Nga ana tjetër sigurisht që Shqipëria ka pasur problem transparencën. Mos të harrojmë që Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka rezultuar në një raport që ka dalë muaj më parë si institucioni më pak transparent në të gjithë institucionet publike në vendet e ballkanit. Dhe kjo do të thotë shumë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme duke pasur parasysh që ky raport doli pikërisht gjatë periudhës që ne kemi menaxhuar situatën kovid, ku menaxhimi covid kërkon më shumë se gjithçka transparencë. Në këtë kontekst shumë mirë që ky informacion ka dalë dhe bëhet diksutim publik, por unë shikoj që duhet të shikohet më shumë përtej kësaj kontrate  sepse në Shqipëri të gjitha kontratat që realizohen ose pjesa më e madhe e kontratave që realizohen me kompanitë farmaceutike jo gjithmonë janë në favor të shtetit shqiptar dhe popullatës shqiptare.

Domi:  Jam në një farë mase dakort me doktorën Mukën. Megjithatë duke qenë në biznesin e vaksinave e kam lexuar kontratën në muajin janar të këtij viti megjithëse për publikun, për median dhe për organizatat fitimprurëse që janë të rëndësishme për të ndjekur situtata të tilla nuk kam parë një flamur të kuq të veçantë. Janë disa element që mund të duken pak absurd por duhet të kemi parasysh 2 ose tre element të asaj kohe. Së pari që Pfizeri kërkonte nga blerësi që të merrte përsipër potencialisht çdo problem shëndetësor të vaksinuarit. Për mendimin tim lidhet me faktin që vaksina në atë kohë ishte në fillimet e fazës së tretë dhe ishte në një aprovim emergjence. Në kushte normale një kompani farmaceutike nuk do ta hidhte në treg këtë prodhim. Elementi tjetër, jam plotësisht dakort me transparencën që është shumë e rëndësishme . Megjithatë të mos harrojmë që Shqipëria është vendi i vogël një dhe e dyta në këtë situtatë Pfizer ka qënë në pozita force me këdo. Se kërkesa me ofertën së pari dhe Pfizer nuk e përballonte dhe mund të vinte kushte çfarë të donte. Ajo që është e rëndësishme është dhe ju bëj ftesë dhe shtypit që të bëjnë maksimumin të gjejnë kontratën e fundit që është bërë me Pfizerin për 500 mijë doza një javë apo dy javë më parë për arsye se situata tani është ndryshe. Vaksina ka një aprovim të plotë. Kushtet në kontratë nuk duhet të jenë të njëjta me ato që ishin para një viti. Dhe kjo është shumë e rëndësishme të shikohet. Kjo është e rëndësishme për shqiptarët në këtë moment të dinë kushtë aktuale. Unë në dijeni time nuk di që ekziston një dokument VKM siç quhet në Shqipëri nga qeveria për të përcaktuar saktësisht protokollin dhe fondet të depozituara paraprakisht për çdo problem potecian si rezultat i efekteve anësore mbi të vaksinuarit.

Flavio: Nëse e lexojmë kontratën në një sy të përgjithshme duket se janë efektet anësore që do të shmangte përgjigjësinë financiare  të Pfizerit dhe nëse shohim sjelljen arrogante brutale të qeverisë shqiptare dhe fakti që sipas Minsitrisë së Shëndetësisë nuk ekziston një togfjalësh si efekte anësore të vaksinave dhe e kemi parë dhe reagimet e qytetarëve të ndryshëm si kanë reaguar. A është kjo një kontrat mbi të gjitha për të mbrojtur absolutisht Pfizerin nga këto efekte anësore dhe mbi të gjitha a është përdorur kjo kontratë si manuali i sjellës së qeverisë ndaj qytetarëve të vetë që edhe mund të dëmtohen në mënyrë permanente nga vaksina dhe mund të humbasin jetën nga vaksina  dhe pse vazhdon të këmbngulet  tek zgjerimi  i njollës së vaksinimit të qytetarëve ndërkohë që nuk është zvogëluar hapësira e dëmtimit ndaj qytetarëve pikërisht për shkak të kësaj vaksine?

Muka: Në rastin e efekteve anësore duhet të ketë një përgjegjësi në varësi të kontrata që bën. Në dijeninë time përgjigjësia duhet të jetë nga shteti apo nga kompania farmaceutike. Sigurisht në rastin e vaksinave covid kur ishin në rastin e përdorimit emergjent, efektet anësore nuk ishin të njohura. Më vonë me aplikimin e tyre filluan të kuptojmë  dhe shumë shtet të zhvilluara sot mbajnë përgjegjësi për efektet anësore. Duke kompensuar personat që dëmtohen nga këto efekte anësore. Në Shqipëri nuk dimë nëse do të ketë një qajse të tillë të shtetit.

Domi : Është shumë e rëndësishme që dhe atë pikën që unë përmenda pak më përpara në momentin e kontratës për të cilën po flasim situata ishte e tillë ishte në përdorim emergjent. 100 përqind të shteteve që kanë blerë nga Pfizer kanë marë përsipër detyrimet që mund të rrjedhin si rezultat potencalisht i efekteve anësore dhe sëmundjeve të shkaktuar nga vaksina. Por në përgjithësi në çdo medikament e merr përsipër kompania ato kanë aprovimin e plotë. Në këto rast ishte aprovim emergjent. Por në situatën e sotme është ndryshe. Vaksina është në përdorim të plotë. Është aprovuar nga EMA dhe për këtë arsye mendohet që kontrata teorikisht duhet të ketë ndryshime nga ajo e para. Kurse përsa i përket fashës që po zgjerohet po e përforcoj se në qoftëse nuk ekziston duhet se sa më shpejt të ketë një vendim qeverie ku të përcaktohet një fond në lidhje me çdo problem potencial në të ardhmen për të  vaksinuarit. Së pari dhe së dyti një protokoll që duhe të ndiqet për arsye që një person që do të ketë një efekt anësor, rrugët ligjore janë shumë të gjata. Që qytetari të mos shkojë nëpër gjyqe duhet të  ketë një organizëm të caktuar paraprakisht çfarë duhet të ndjekë dhe të zgjidhi problemet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco