VIDEO-SYRI TV/ Transporti në Tiranë zhytet në kaos, qytetarët presin me orë në stacione

VIDEO-SYRI TV/ Transporti në Tiranë zhytet në kaos, qytetarët presin me orë në stacione

16:23, 18/10/2021
A+ Aa A-

Këtë të hënë transporti qytetas në Tiranë është zhytur në kaos pasi kompanitë që ofrojnë shërbimin kanë vendosur që të përgjysmojnë numrin e urbanëve në qarkullim. Kompanitë deklarojnë se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet për shkak të rritjes së karburantit dhe mos ndërhyrjes nga ana e shtetit. Por kjo situatë ka sjell irritimin e qytetarëve që duhet të presin më gjatë në stacione dhe të hipin në urbanë të tejmbushur, në një kohë që shifrat e COVID 19 janë rritur ndjeshëm.

Nga SYRI TV

Transporti qytetas në Tiranë është futur në kolaps me autobusë të tejmbushur e duke detyruar qytetarët të presin gjatë në stacion. Kjo situatë ka ardhur pasi shoqëritë që operojnë në transportin qytetas në Tiranë kanë vendosur të përgjysmojnë flotën e autobusëve, me argumentin se janë në humbje për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe për shkak të kushteve të pandemisë. Sot ata i janë drjetuar me një shkresë edhe Bashkisë së Tiranës ku e vënë në dijen për masën.

Pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara. E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.

Duket se ky vendim, që prej ditës së sotme ka pasur ndikim negativ tek qytetarët, të cilët janë detyruar të presin shumë gjatë në stacione, duke krijuar turma.

Ata shprehen se transporti publik është skandaloz, me vonesa dhe mbushje përtej kapaciteteve, por kjo është një situatë e vazhdueshme, e cila duket se nuk e ka zanafillën nga përgjysmimi I flotës.

Tashmë, transporti publik, duket se ka harruar edhe situatën pandemike, ku qytetarët, edhe nëse duan të mbrohen, e kanë të pamundur.

Pas interesimit të SYRI TV pranë Bashkisë Tiranë, ky institucion është shprehur se po ndjek situatën dhe do të marrë masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës vendosi të ndërpresë kontratën me Shoqërinë ‘Ferlut’ që garantonte transportin në unazën e vogël të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco