Parashikimi i motit për ditën e premte

Parashikimi i motit për ditën e premte

23:15, 14/10/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar pas orëve të mesditës gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0°C deri në 10°C

në zonat e ulëta 7°C deri në 18°C

në zonat bregdetare 9°C deri në 18°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco