‘Standardi Tahiri’, ai ‘akti dinjitoz’ e ‘moral’ që nuk po i kërkohet Veliajt...

‘Standardi Tahiri’, ai ‘akti dinjitoz’ e ‘moral’ që nuk po i kërkohet Veliajt...

Nga Gent Strazimiri - 09/05/2024

Këtu e 6 vjet më parë kur antimafia italiane dhe policia kriminale gjermane u kapën Saimir Tahirin, me këto fjalë festuan "Ditën e Evropës"...

E quajtën me triumfalizëm "standardi Tahiri", "akt dinjitoz" madje edhe si shembull "moral brenda amoralitetit në politikë"...

Në atë kohë, simboli i "moralit evropian" apo i "shtetbërjes evropiane" të tyre ishte "morali" i një ministri të brendshëm të kapur nga partnerët në bashkëpunim me narko-trafikun ndërkombëtar, që drejtoi fushatën e kultivimit të drogës duke e shndërruar çdo drejtori policie qarku në drejtori "bujqësie"...

Sot, 6 vjet më vonë, nuk i afrohen as atij "standardit" pervers që trumbetuan me Saimir Tahirin...

Sot 6 vjet më pas, mediat transmetojnë live fjalën e Erion Veliajt, "saimirtahirit" të radhës, i cili megjithëse i kapur në vjedhje së bashku me të gjithë stafin e tij politik e administrativ, ka vendosur të zbatojë "standardin Rama"...

Në këtë mënyrë, me këtë standard po festojnë "Ditën e Evropës", një ditë pasi bënë thirrje për "bashkëpunim në shtetbërjen evropiane"...

Pa u bërë ende 24 orë nga përgëzimet që morën njëzëri nga ambasadat e "standardeve" që duhet të ndjekim e 2 javë pas rikonfirmimit të ambasadave se "do të vazhdojnë të punojnë me Erion Veliajn", "Saimir Tahirin" e radhës...

Në këtë "Ditë të Evropës", nuk e di se kush e ka standardin moral e ligjor më të ulët në historinë e Evropës e jo më të Shqipërisë: qeveria më e korruptuar në Evropë apo ambasadat që Evropa ka akredituar në Tiranë....

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco