Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Luan Kuçi tregon mjerimin pas tërmetit: Shteti më ka braktisur, asnjë ndihmë

VIDEO-SYRI TV/ Luan Kuçi tregon mjerimin pas tërmetit: Shteti më ka braktisur, asnjë ndihmë

14:31, 13/10/2021
A+ Aa A-

Luan Kuçi dhe i biri jetojnë prej dy vjetësh në çadër në fshatin Shkallnur të Durrësit, pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryefamiljari shprehet se deri më sot nuk ka marrë asnjë ndihmë, ndërsa tregon se bonusin e qirasë e mori vetëm një herë.

Nga Syri Tv

Familja e Luan Kuçit nga fshati Shkallnur i Durrësit, po përgatitet të kalojë dimrin e tretë në çadër. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 u shkatërroi banesën, duke lënë babin dhe të birin në qiell të hapur.

Luan Kuçi u shpreh për syri televizion se ndihet i braktisur nga shteti, pasi dy vjet pas tërmetit nuk i është dhënë asnjë ndihmë. Ai tregon se bonusin e qirasë e mori vetëm njëherë dhe më pas ia ndërprenë.

E vetmja ndihmë që mori ishte dhe kjo çadër, e cila dy vjet më pas është dëmtuar për shkak të kushteve atmosferike. Luan Kuçi tregon se jetesa nën çadër është e pamudur si në verë ashtu dhe në dimër.

Babë e bir tregojnë se inxhinierët e institutit të ndërtimit kanë bërë vetëm verifikime në banesën e tyre, ndërsa më pas nuk u është dhënë asnjë përgjigje nëse do të përfitojnë apo jo nga projekti i rindërtimit.

Si Luan Kuçi, ka dhe familje të tjera në Durrës dhe zona të tjera të prekura nga tërmeti, të cilat presin prej dy vjetësh të futen në banesa të reja i dhënë fund makthit të jetesës në çadra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco