Familja Beshiri në kushte të vështira, kryefamiljari i paralizuar: Apeli për ndihmë në SYRI TV

Familja Beshiri në kushte të vështira, kryefamiljari i paralizuar: Apeli për ndihmë në SYRI TV

14:22, 09/10/2021
A+ Aa A-

Familja e Avdulla Beshirit nga fshati Kulle i Durrësit  jeton në kushte të vështira që prej termetit të 26 nëntorit 2019. Shtëpia ku pjesëtarët banonin mbeti e shkatërruar, por kjo familje nuk është marrë në konsideratë nga shteti për dëmpshpërblim. Nëpërmjet SYRI TV, ata bëjnë apel për ndihmë.

Ajo është ndër familjet e prekura të tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Shtëpia ku banonin ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kaluar dy vite kjo familje nuk është marrë në konsiderate nga shteti për rivlerësim dhe dëmshpërblim të shtëpisë së shkatërruar.

Kryefamiljari i paralizuar tregon edhe dokumentet që ekspertët dhe inxhinierët kanë vlerësuar për banesën e tij.

Familja jeton në kushte të vështira me qira sepse nuk e ka marrë as bonusin e qirasë. Pjesëtarët theksojnë se në këtë zonë të gjitha shtëpitë janë  rindërtuar, ndërsa familja e tyre është lënë në harresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco