VIDEO/ Shteti lë pa investime fshatin Rrasfik, banorët mbledhin fonde vullnetarisht

VIDEO/ Shteti lë pa investime fshatin Rrasfik, banorët mbledhin fonde vullnetarisht

15:22, 07/10/2021
A+ Aa A-

Të braktisur nga shteti prej 30 vjetësh, dhe pasi ankesat e tyre ranë në vesh të shurdhët në pushtetin lokal, banorët e fshati Rrasfik në Mirditë zgjodhën ti japin vetë zgjidhje problemit të rrugës. Banorët mblodhën fonde të cilat i përdorën për të shtruar rrugën e fshatit, e cila ishte në gjendje të amortizuar.

Si pasojë e mungeses së investimeve prej tre dekatash, fshati ka nis të braktisët, ndërtsa ato pak familje që kanë mbetur, të shtyrë nga nevoja për një rrugë më të mirë dhe nga rreziku i izolomit, janë detyruar të mbledhin fonde për të rregulluar sadopak gjendjen e rrugës.

Edhe pse kanë pritur për kaq vite, që rruga e tyrë një ditë do të asfaltohet, burra, gra, fëmijë e të moshuar janë bërë bashkë me një qellim, kanë blere materialet e nevojshme dhe kanë punuar për të shtruar një pjesë të rrugës se fshatit të tyre.

Të mbledhur së bashku të gjithë për një qëllim, banorët e këtij fshati prej ditësh janë përpjekur të shtrojnë rrugën me beton në disa pjesë që ishin më problemat, dhe shumë e rrezikshme.

Ata kanë kërkuar në Bashkinë e Mirditës për mbështetje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Madje ata thonë se edhe kur ndërmarrin nsima në zgjidhejn e problemeve që ka fshati, bashkia i merr si merita të saja.

Gjendja e rrugëve në shumë fshatrat të njesisë Administrative, Rrubik-Mirditë  është mjaftë problematike, ndërsa shpresat për rehabilitimin e tyre janë shumë të pakta, pasi historia e premtimeve vijon që pas ardhjes së demokracisë ndërsa në realitet nuk është bërë asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco