VIDEO-SYRI TV/ Skandal me rrogat e mësuesve, prej 3 muajsh nuk u paguhet rruga

VIDEO-SYRI TV/ Skandal me rrogat e mësuesve, prej 3 muajsh nuk u paguhet rruga

12:49, 07/10/2021
A+ Aa A-

Prej tre muajsh mësuesve në shkollat e Belshit nuk u paguhen shpenzimet e udhëtimit, ndërsa këta muaj do t`u mbahet edhe një pjesë e pagës për shkak të mungesës së fondeve. Zyra Arsimore në Belsh premtoi zgjidhje të problemit të pagave të mësuesve, duke u shprehur se Ministria e Arsimit ka miratuar një fond shtesë. Por deri më tani nuk ka asnjë shkresë zyrtare që vërteton këtë gjë.

SYRI TV

Prej muajsh mësuesve në bashkinë e Belshit u është mbajtur një pjesë e pagës për mungesë fondesh. Ky skandal është denoncuar nga deputetja e Partisë Demokratike në Elbasan, Zheni Gjergji, e cila shkroi në rrjetet sociale se gjatë muajit shtator mësuesve në Belsh do u mbahej 40 mijë lekë nga paga.

Gjithashtu, prej tre muajsh Zyra Arsimore në këtë bashki nuk paguan shpenzimet e udhëtimit për mësuesit. Nga ana tjetër, Sindikata e Mësuesve paralajmëroi zhvillimin e një proteste këtë të enjte. Por pak pas publikimit të skandalit në media, si dhe për të parandaluar protestën, Zyra Arsimore u shpërndau Whatsapp mësuesve ku pranohet se gjatë muajit shtator do të ketë një mbajte të pagës për mësuesit në vlerën e 40 mijë lekëve, ndërsa u premton zgjidhje të problemit.

‘Doja t'iu vë në dijeni dhe të kërkoj mirëkuptim tuaj bashkë me mësuesit, që për këtë muaj do ketë një ndalesë në pagë (prej 4000 lekë) për mungesë fondi. Ju siguroj që kjo është zgjidhje momentale dhe për shumë pak ditë.

Është kërkuar shtesë fondi në  MASR, dhe është miratuar .Për t'u mos u  vonuar më shumë paga, është bërë kjo zgjidhje dhe menjëherë pas kryerjes së veprimeve do likuidohet pjesa e prapambetur. Për këtë kërkoj t'jua bëni me dije edhe mësuesve  dhe të na mirëkuptojnë. Përveç kësaj që ju thashë më lart dhe kërkoj të qetësoni mësuesit e shkollave tuaja, është momentale ajo pjesë’, shkruhej në mesazh.

Pas këtij mesazhi, mësuesit u tërhoqën nga mbajtja e protestës, ndërsa jashtë kamerës, ata deklaruan se kanë frikë të flasin në media pasi ndihen nën presion për vendin e punës. Por, këtë të enjte, reagoi për mediat drejtori i Zyrës Arsimore në Belsh, Mehmet Dervishi, sipas të cilit problemit me pagat e mësuesve i është dhënë zgjidhje, por pa treguar nëse ka shkresë zyrtare apo jo që fakton zgjidhjen e problemit.

Nga ana tjetër, në një mesazh të dytë drejtuesve të shkollave, u kërkohet nga zyra arsimore në formë presioni të dorëzojnë ngarkesën mësimore të mësuesve në shkollat përkatëse, ndonëse siç pranohet dhe në mesazhet e siguruara nga SYRI TV, ngarkesa mësimore është dorëzuar njëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco