VIDEO/ Apoloni, arkeologët shqiptarë dhe gjermanë nxjerrin në dritë, themelet e tempullit në Shtyllas

VIDEO/ Apoloni, arkeologët shqiptarë dhe gjermanë nxjerrin në dritë, themelet e tempullit në Shtyllas

10:28, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ekspedita gjermane nxjerr në dritë themelet e tempullit në Shtyllas të Apolonisë. E shpallur si monument kulture, që prej vitit 1971, nga 12 kolonat e tempullit ka mbetur vetëm një, historikun e të cilës na e tregon historiani Ilirjan Gjika, ndërsa nga gërmimet priten të reja të tjera me nëntokën pranë Tempullit të Shtyllasit.

Nga SYRI TV.

Një ekspeditë arkeologjike gjermane po punon për të hedhur dritë mbi tempullin e Shtyllasit. Prej më shumë se tre javësh specialistë gjermanë, por dhe punonjës shqiptarë të zonës kanë punuar dhe gërmuar gjatë duke nxjerrë në dritë themelet e këtij tempulli. Edhe pse  punonjësit që po punojnë në këtë ekspeditë e kanë të ndaluar  të prononcohen për median, mësohet se punimet po kryhen me përkushtim.

Historiani Ilirjan Gjika na njeh me vlerat e këtij monumenti kulture, i shpallur i tillë që prej vitit 1971, ndërsa tregon se nga hulumtimet e kryera aty kanë qenë 12 kolona në tempull dhe ka mbetur vetëm një e tillë. Këto kolona janë marrë nga Pashai i Beratit që ka ngritur sarajet e tij.

Fundi i ekspeditës do të na njohë me nëntokën pranë Tempullit në Shtyllasit. Në finalizimin e gërmimeve pritet një konferencë për shtyp për punën dhe rezultatet e kësaj ekspedite në Shtyllas të Apollonisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco