VIDEO-SYRI TV/ Priskë e Vogël, nxënësit pa shkollë, prindërit në protestë

VIDEO-SYRI TV/ Priskë e Vogël, nxënësit pa shkollë, prindërit në protestë

15:27, 06/10/2021
A+ Aa A-

Fëmijët e fshatit Priskë e vogël në kryeqytet nuk janë ulur në bankat e shkollës si bashkëmoshatarët e tyre. Shkolla ku ata mësojnë është 6 km larg dhe e kanë të pamundur për të shkuar çdo ditë në këmbë. Banorët e këtij fshati kanë protestuar duke kërkuar nga institucionet që ti japin një zgjidhje për transportin e fëmijëve.

Nga Syri Tv

35 fëmijë të fshatit Priskë e Vogël që prej fillimit të vitit të ri shkollor, nuk kanë shkuar asnjë ditë në shkollë. Prej dy vitesh fëmijët e këtij fshati, pas mbylljes së shkollës,  detyrohen shkojnë në  shkollën e mesme të bashkuar “Mustafa Kemal Ataturku” në fshatin Zall-Herr, që ndodhet 6 km larg banesave të tyre. Deri vitin e shkuar prindërit i I kishin garantuar privatisht transportin, por sot ata nuk kanë as mjet për të çuar fëmijët në shkollë. Në këto kushte ata ata kanë protestuar përpara shkollës duke kërkuar ndërhyrjen e instancave shtetërore.

Ditën e hënë, prindër dhe kryeplaku I fshatit tentuan të takonin dretjoreshën e shkollës, e cila I refuzoi, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure, një përfaqësi prej 4 prindërish, zhvilluan një takim me të, por pa rezultat.  Në mungesë të një zgjidhje, prindërit deklarojnë se do të detyrohen t’I mbajnë fëmijët në shtëpi.

Prindërit, kanë kërkuar edhe një takim me drejtorin e drejtorisë arsimore Durrës, në mënyrë që të  paraqesin kërkesat e tyre dhe të marrin një përgjigje mbi arsimimin e fëmijëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco