Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Erion Veliaj kërkon 50 milionë euro?

Masat ajrore të paqëndrueshme mbi Ballkan afrojnë reshjet e shiut

Masat ajrore të paqëndrueshme mbi Ballkan afrojnë reshjet e shiut

07:00, 06/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu në vendin tonë.

E mërkurë, 5 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore pasdite dhe gjatë mbrëmjes . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.    

Temperaturat:

Zona malore        1/20°C
Zona e ulët          10/27°C
Zona bregdetare  15/25 °C

Kosova, e mërkurë, 6 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të pakta. Era do të jetë me drejtim Jugi- Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 21°C .

E enjte, 7 tetor 2021

Vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë ,moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet kryesor në Jug dhe në zonën Jug-perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.    

Temperaturat:

Zona malore        10/15°C
Zona e ulët          16/23°C
Zona bregdetare  16/23 °C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco