Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Adriatik Lapaj: Ejani përpara Kryeministrisë të mërkurën në 17:00 nëse iu rëndon çmimi i bukës

Adriatik Lapaj: Ejani përpara Kryeministrisë të mërkurën në 17:00 nëse iu rëndon çmimi i bukës

17:32, 04/10/2021
A+ Aa A-

Organizatori i protestës kundër rritjes së çmimeve dhe aktivisti i Shoqërisë Civile, Adriatik Lapaj, nga studio e Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, fton qytetarët t'i bashkohen thirrjes së tij të mërkurën në porën 17:00, përpara Kryeministrisë. 

Rritja e çmimit të bukës, tha Lapaj do të prekë familjet e varfra si dhe do të rrisë koston e jetesës për të gjithë qytetarët. E njëjta gjë sipas Lapajt vlen edhe për rritjen e çmimit të naftës, të gazit apo edhe rritja e pritshme e çmimit të energjisë elektrike, siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama.

"Kam ndarë mendjen të shpreh mendimin individualisht përballë kryeministrit të vendit tim dhe godinës së shtetit shqiptar. Nuk e di nëse do të gjej njerëz aty njerëz të indinjuar, por di që çmimi i bukës është rritur, çmimi i gazit është 250-fishuar, çmimi i naftës është rritur, çmimi i energjisë elektrike tha kryeministri do të rritet. Një qytetar ka boll mjaftueshëm material për të qenë i shqetësuar për këto rritje. Nuk ka nevojë për organizime këto lloj gjërash, këto vijnë spontanisht, edhe sikur asnjë të mos vijë, unë do të dal, në funksion të detyrimit moral që kam ndaj time bije dhe ndaj të qenit një qytetar i përgjegjshëm në një republikë normale. Kaq i thjeshtë është. Nëse qytetarët e shohin se i rëndon çmimi i bukës, secili proteston sipas mënyrës së vet, një te biznesi i lagjes, një te shkolla, dikush te lagjia, dikush del përballë Kryeministrisë. Unë ditën e mërkurë në orën 17:00 do të jem përpara Krayeministrisë, nuk e di ku do të jenë qytetarët e tjerë. Populli duhet të reagojë për gjërat që e shqetësojnë. Nuk kam thënë hajdeni për Adratikun, as i kam bërë thirrje njeriu të vijë, unë po dal për veten time, nëse vijnë shumë mirë, nëse jo, do të jem aty i vetëm", u shpreh ai. 

Deklaratën e Ramës për krizën që po afron, Lapaj e quajti shpikje, ndërsa iu drejtua kreut të qeverisë me disa pyetje. 

"Politika shqiptare jeton duke prodhuar gogola, sa ngoprdh një gogol shpiket një i ri, sepse duke prodhuar armiq imkagjinarë në situata të jashtëzakonshme, manipulojnë opinionin publik në atë pikë sa ti i thua faleminderit që ma rrite faturën. Që ma rrite kaq, se mund të ma kishe rritur edhe më shumë se kaq. E mbani mend, nuk lejohet të futesh në plazh se virusi, ça lidhje kishte virusi me detin, por bëhen mitingje partish politike, koncerte, shkuma party. Por unë nuk e bëj dot rolin e idiotit. 

Përballë Kryeministrisë do t'i bëj me dije që nuk jam dakord me rritjen e çmimit të bukës dhe fajin nuk e kanë bukëpjekësit, ata janë hallexhinj për vete, por qeveria a i ka ezauruar të gjitha mundësinë për të mos rritur çmimin e bukës? Qeveria ka mekanizma për të menaxhuar deri në limite çmimin e bukës. 1 në 3 shqiptarë, sipas BB, e kanë bukën edhe bukë edhe gjellë. Por kam një pyetje për kryeministrin, a mos ka një marrëveshje oligopol në tregun e importit të miellit, a janë rritur ccmimet ndërkombëtare të miellit dhe këto reflektojnë në Shqipëri?", tha Lapaj.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco