VIDEO/ Viti pandemik që zbrazi xhepat e shqiptarëve, 50 milionë euro më shumë shpenzime

VIDEO/ Viti pandemik që zbrazi xhepat e shqiptarëve, 50 milionë euro më shumë shpenzime

12:19, 02/10/2021
A+ Aa A-

Shqiptarët kanë paguar 50 milionë euro me shumë për shpenzime shëndetësore gjatë vitit pandemik. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT por shifra reale është më e lartë. Këtu nuk janë përllogaritur kostot totale, sidomos ato të shërbimeve private nga mjekë e infermierë në shtëpi, dhe e kurimit jashtë vendit.

Nga SYRI TV.

Shqiptarët kanë paguar 50 milionë euro më shumë për shpenzime shëndetësore gjatë vitit pandemik. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave pavarësisht se kjo shumë llogaritet të jetë disa herë më e madhe.

Të dhënat e INSTAT, të marra nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), u rritën me 15%, ose gati 50 milionë euro më shumë. Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë.

Kosto totale, sidomos ajo e shërbimeve private (nga mjekë e infermierë në shtëpi) dhe e kurimit jashtë vendit është e pamundur të llogaritet. Sipas INSTAT, që llogarit indeksin e vlerës në tregtinë me pakicë të produkteve farmaceutike e mjekësore, nga tetori 2020 deri në mars 2021, shpenzimet mujore për produkte farmaceutike e mjekësore u rritën mesatarisht me 24-28%, në raport me muajt përkatës të vitit normal 2019.

Statistikat e INSTAT treguan për një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë shtesë në tremujorin e fundit, me rreth 70%, më shumë se mesatarja e së njëjtës periudhë 2016-2019, ndër më të lartat në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.
Rritja e ndjeshme e fataliteteve shtesë, në raport me shtetet e tjera (që zgjodhën shëndetin para ekonomisë) është një tregues i përhapjes së madhe të infeksionit në vend. Tendenca vijoi edhe në tremujorin e parë 2021.

Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, shtrimit në spitale private, apo në sigurimin e oksigjenit. Këto shpenzime janë reflektuar në rritjen e ndjeshme të të ardhurave të operatorëve kryesorë që veprojnë në biznesin e shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e verteta02/10/2021 17:38

shqiptaret i ka bere injoranca te shpenzojne pasi me 4 vitamina e kishin kaluar shume mire covidiokracine

Shto koment

Denonco