Njoftimi - ARRSH: Hapet për automjetet një segment i rrugës së Astirit, si devijon trafiku

Njoftimi - ARRSH: Hapet për automjetet një segment i rrugës së Astirit, si devijon trafiku

19:51, 24/09/2021
A+ Aa A-

Pas hapjes së tunelit nr.5, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton është gati për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës së Unazës së Re, në Astir. Segmenti që do të çelet për qarkullimin e automjeteve nga mëngjesi i datës 26 shtator 2021, është Loti 2, nga Ura e Lanës, pranë ish-sheshit Shqiponja e deri te Pallati me Shigjeta.

Automjetet që do të vijnë nga Durrësi do të përdorin segmentin e ri të rrugës. Me vënien në funksion të këtij Loti, shmanget rrethrrotullimi provizor i Astirit dhe automjetet do të vazhdojnë drejt pa ndërprerje. E paqartë mbetet lëvizshmëria e makinave që kanë për destinacion Bulevardin "Migjeni", Yzberishtin si dhe Kombinatin.  

Si devijon trafiku i automjeteve

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. 

Automjetet nuk do të përdorin më rrethin provizor tek “O-Zone”, por do të vazhdojnë pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco