VIDEO-SYRI TV/ Mungesa e subvencioneve, fermerët ulin prodhimin

VIDEO-SYRI TV/ Mungesa e subvencioneve, fermerët ulin prodhimin

12:54, 20/09/2021
A+ Aa A-

Fermerët e Korçës kanë ulur prodhimin e produkteve bujqësore  për shkak të mungesës së subvencioneve nga shteti dhe preparatet kimike, të cilat janë jocilësore. Ata i bëjnë apel qeverisë të marrë masa pasi dëmi financiar është tepër i lartë dhe nuk mbulohet as kostoja e prodhimit

Thatësira, mungesa e sistemit vaditës dhe preparatet kimike jocilësore kanë sjellë në zonën e Korçës ulje të prodhimet bujqësor.

E njohur për kultivimin gjerësisht të mollës, fasules, patates e specit, rendimenti këtë vit është shumë i ulët. Kjo situatë ka sjellë rritje të çmimit në këto produkte te fermerët, por sipas tyre ngritja e çmimeve bëhet nga furnitorët që marrin produktet e tyre dhe e shesin në treg me një çmim akoma më të lartë tek konsumatorët.

Fermerët kërkojnë që shteti të luajë rolin e rregullatorit të tregut, pasi dëmi financiar është tepër i lartë dhe nuk mbulohet as kostoja e prodhimit.

Ndër të tjera ata theksojnë faktin se pavarësisht se shteti iu premtoi se do t’i subvenciononte, deri më tani nuk i ka dhënë asgjë përveç pak nafte, e cila nuk mbulon as sistemin për vaditje.

Fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti pasi për ta e vetmja mënyrë që të sigurojnë bukën e gojës janë shitja e prodhimeve të tyre bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco