VIDEO nga SYRI TV/ Rruga Shijon-Elbasan e degraduar, banorët: Bashkia na ka harruar

VIDEO nga SYRI TV/ Rruga Shijon-Elbasan e degraduar, banorët: Bashkia na ka harruar

15:34, 13/09/2021
A+ Aa A-

Fshati Shijon në Elbasan vuan prej vitesh mungesën e investimeve kryesisht në infrastrukturën rrugore ku viteve të fundit ka pasur një sërë problematikash. Të intervistuar nga SYRI TV banorët janë shprehur se prej 20 vitesh kjo zonë nuk ka njohur asnjë ndërhyrje nga ana e bashkisë.

Nga SYRI TV

Rruga që të çon në fshatin Shijon të Elbasanit, vijon të jetë një sfide më vete. Ndonëse kanë kaluar vetëm 3 vite nga rikonstruksioni i saj i pjesshëm, pjesa e asfaltuar e rrugës sa vjen e degradohet duke rrezikuar kështu seriozisht edhe automjetet që kalojnë në këtë aks.

Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e rrugës ka pësuar edhe rrëshqitje të tokës.

Por sfida e rrugës në fjalë nuk mbaron me kaq!

Sapo përfundon pjesa e asfaltuar qytetarët përballen me pjesën tjetër të rrugës e cila nuk ka njohur investim prej më shumë se 20 vitesh duke penalizuar në këtë formë edhe banorët të cilët e kanë të pamundur të transportojnë në qytet prodhimet e tyre bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco