Virozat e stinës, fluks në pediatrinë e Lezhës/ Mjeku: Shmangni daljet gjatë drekës

Virozat e stinës, fluks në pediatrinë e Lezhës/ Mjeku: Shmangni daljet gjatë drekës

16:17, 26/07/2021
A+ Aa A-

Fëmijët janë grupmosha më e prekur e virozave të stinës së verës.

Virozat e stinës ka bërë që të ketë një shtim të lartë të numërit të fëmijëve në urgjencën e pediatrisë së Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas mjekut pediatër Bardhok Gjoka, numëri i vizitave ditore është më i lartë se ai i të shtruarve në urgjencë.

Ai ka renditur disa nga faktorët qe kanë sjellë fluks të fëmijeve pranë spitalit, siç janë temperaturat e larta dhe virozat që po qarkullojnë.

Mjeku pediatër këshillon sesi duhet të sillen prindërit në rast se fëmija shfaq rritje të temperaturës apo të vjella teksa thekson faktin se në drekë fëmijët t’i mbajnë brenda në shtëpi.

Sipa mjekut kapacitetet në pediatrinë e Lezhës për momentin janë të mjaftueshme, ndërsa numëri i vizitave ditore nga dita në ditë është në rrritje.

Mjeku thotë se, ditët e nxehta të verës, kanë sjellë me vete edhe virozat e stinës por edhe përdorimi i pishinave si dhe ushqimet që konsumojnë fëmijët janë një tjetër faktor për fluksin e shtuar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco