VIDEO/ Lajda Porja: Temperatura ulen me 4 gradë në fillim të korrikut. Kuçova arriti 41 gradë celcius

VIDEO/ Lajda Porja: Temperatura ulen me 4 gradë në fillim të korrikut. Kuçova arriti 41 gradë celcius

18:03, 24/06/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e orës 17.00 në Syri Tv,me gazetaren Armela Ferko, meteorologia Lajda Porja, ka bërë të ditur se duke filluar nga fundjava do të kemi një ulje të temperaturave dhe një zhvendosje të masës ajrore afrikane.

‘Edhe psë është pasdite duket sikur jemi në orën 12.00 të drekës. Tashmë janë regjistruar edhe vlerat maksimale kur po pritej të ishte edhe kulmi i kësaj vale.

Temperatura më e lartë ishte në Kuçovë, ku u regjistrua 41.6 gradë.

Kjo pasi epiqendra ishte në qarkun e Elbasanit, Berat, Kuçovë, ku edhe Cërriku, Belshi, Ura Vajgurore kanë shënuar 41 gradë celcius.

Ndërsa pjesa e tjetër në ultësirën perëndimore e terrotorit kanë shënuar temperaturat 38-39 gradë celcius.

Në Tiranë e kemi ndjerë më shumë në Tiranë, pasi ka ekzistuar faktori i lagështirës, ku përqindja e lagështirës në ajër ka bërë që termometri edhe pse të ishte 41 gradë ta ndjejmë sikur është 46 gradë celcius.

Ku në orën 5.00 të mëngjesit duket se ishte e pamundur dhe kishim një ajër mbytës.

Edhe pse pritet gjatë të natës të kemi një forcim te erës, pritet që të kemi një ajër më lehtësues dhe jo kaq mbytës sa e kemi përjetuar në këto orë.

Në fakt nuk është se ka ndonjë lajm shumë pozitiv për nesër lidhur mbi temperaturat.

Nëse ka një rënie të lehtë, do të ketë me 1.5 gradë në zonat veriore. Ndërsa Qendra dhe Jugu nuk pritet të ketë ndonjë lehtësim.

Duke qenë se do të kemi spostim gradual të masave ajrore pak nga pak po raportohet edhe nga qielli, që është pak gri, fenomen që vjen nga rëra e Saharasë që sjellin këto masa me vete.

Valët e të nxehtit afrikan që i kemi parë gjatë dy dekadave të fundit kanë qenë të pranishme disi më rrallë gjatë 10 vjeçarit të fundit, këtë verë i kemi pasur edhe në qershor, ndërkohë që i kemi pasur në korrik dhe gusht.

Është një fenomen që ka ndodhur shumë rrallë më parë dhe sa vjen dhe po përsëritet.

Me ndryshimet klimaterike po shikojmë edhe një shpeshtim të këtyre masave.

Nëse flasim për vlera normale duhet të ishim në vlerat  30-31 gradë, këto janë vlerat tipike të qershori, ndërkohë që kemi 10 gradë më të larta.

Tërheqja e masave ajrore fillon që në fundjavë.

Që nesër në mbrëmje në zonat veriore dhe gradualisht këto masa ajrore zhvendosen në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Do të kemi rënie të temperaturave më 4 gradë. Pra pritet të kemi temperatura 36 gradë.

Shumë më të përballueshme.

Ditët e fundit të qershorit do të kemi një rritje me 1 gradë, që do të shkojë 37 gadë

Java e parë e korrikut do të kemi temperatura më normale që shkojnë në 35-36 gradë’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco