Sot e nesër në Shqipëri, temperatura deri në 41°C Shkëmbi i Kopaçit, Grabovë (Gramsh)

Sot e nesër në Shqipëri, temperatura deri në 41°C

07:01, 24/06/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vala e të nxehtit Afrikan e cila po iflencon temperatura shumë të larta në vendin tonë gjatë kësaj jave. 

E Enjte, 24 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë shumë të larta.   

Temperaturat:

Zona malore       19/38°C

Zona e ulët         21/41°C

Zona bregdetare  24/36 °C

Kosova, e Enjte, dt 24 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ku nuk do të mungojnë reshje shiu të izoluara. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 19°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 38°C.

E Premte, 25 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore ku do të ketë reshje shiu të izoluara. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.   

Temperaturat:

Zona malore       17/38°C

Zona e ulët         21/41°C

Zona bregdetare  24/36 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco