FOTO/ Parashikimi i motit, të premten ‘ferri’ zbret në tokë

FOTO/ Parashikimi i motit, të premten ‘ferri’ zbret në tokë

12:08, 23/06/2021
A+ Aa A-

Vendi ynë vijon do të vijojë të jetë ‘i mbërthyer’ nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë si për ditën e enjte ashtu dhe për ditën e premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e enjte në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër.

Gjithashtu siç shihet tek materiali bashkëlidhur temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius!!!

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometrit mund të mos zbresë nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius!!!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco