VIDEO/ Unioni Turistik kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të hiqen masat kufizuese, po pengojnë sezonin

VIDEO/ Unioni Turistik kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të hiqen masat kufizuese, po pengojnë sezonin

10:47, 20/06/2021
A+ Aa A-

Unioni Turistik Shqiptar, me anë të një shkrese, i ka bërë kërkesë Ministrisë të Shëndetësisë, që të hiqen masat kufizuese ndaj Covid.

Sipas Unionit, masat ndaj koronavirusit, vetëm sa pengojnë sezonin turistik.

“Ne perfaqësuesit e sipermarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, shoqata më e madhe e industrisë së turizmit,e cila që nga viti 2005 e në vazhdim perfaqëson mbi 250 subjekte, Operatore Turistik,Hotele,Agjenci Udhetimi, Guida, Restorante,Transport turistik, e tj,nëpërmjet kësaj letre duam të ju shprehim shqetësimin tone,i cili ka të bëjë me disa barriera që po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit,siç janë; mbajtja në fuqi e orës policore, nga 23:00 deri në oren 6:00,mos lejimi i muzikës ne lokale pas orës 22:00 dhe mos lejimi i eventeve mbi 50 persona”, thuhet në shkresë.

Unioni Turistik vlerëson se janë të përgjegjshëm për situatën ku jemi, duke shtuar se duke marrë parasysh se gjendja ka njohur përmirësim, masat shtrënguese duhet të hiqen, pasi ndikojnë dukshëm në mbarëvajtjen e procesit turistik.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri 20/06/2021 13:59

Kto jan budallenj, Italia nuk i liron akoma udhetimet per turizem ne Shqiperi duke stelle humbje kolosale per ekonomin tone. Mjafton te shohesh ne web-site ne ministrin e shendetsis dhe ambasaden Italjane. Lajmet qe KE i heq kufizimet jan vetem lajme nqse shtetet antare nuk I binden.

Shto koment

Denonco