Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Moti i fundjavës, e shtunë dhe e diel, 19-20 qershor

Moti i fundjavës, e shtunë dhe e diel, 19-20 qershor

07:20, 19/06/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat po ifluencojnë vendin tonë gjatë ditës së sotme. 

E shtunë, 19 qershor 2021

Moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit, në zonat malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me stuhi lokale në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur.Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       14/30°C

Zona e ulët         15/33°C

Zona bregdetare  17/29 °C

Kosova

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 15°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 29°C.

E diel, 20 qershor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       15/30°C

Zona e ulët         17/33°C

Zona bregdetare  18/30 °C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco