Mutacioni Indian pranë kufijve të Shqipërisë, ende asnjë rast i identifikuar

Mutacioni Indian pranë kufijve të Shqipërisë, ende asnjë rast i identifikuar

17:07, 09/06/2021
A+ Aa A-

Varianti Indian i Covid-19 është shfaqur shumë pranë kufijve shqiptarë, ndërsa ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shprehen se vendi ynë ka kapacitete për të identifikuar këtë mutacion.

Nga SYRI TV

Mutacioni i Covid -19 të variantit Indian është afruar shumë pranë kufijve të Shqipërisë. Iris Hasibri shefe e Laboratorit të virologjisë në ISHP deklaroi se Shqipëria është e ekspozuar ndaj mutacionit Indian. Aktualisht sipas Hasibri nuk ka dyshime laboratorike për mostra të ndryshme.

Shefja e laboratorit të virologjisë sqaroi se mundësit për evidentimin e këtij mutacioni janë tashmë edhe brenda vendit. Sipas Hasibrit lajmi i mirë deri tani është se vaksina ka mbuluar mutacionin Britanik dhe me shumë gjasa qytetarët e vaksinuar do të jenë të mbrojtur edhe nga varianti Indian dhe afrikan por patjetër që për këtë do të duhen studime edhe më të thelluara

Mutacioni indian i koronavirusit mund të jetë deri 40% më ngjitës se varianti britanik i COVID-19. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët britanikë të shëndetit, bazuar në të dhënat e të cilëve, ministri i shëndetësisë së këtij vendi Mat Henkok thotë se për shkak të këtij mutacioni, lehtësimi i masave të karantinës po bëhet më i vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco