Lajme të këqija nga moti për ditën e mërkurë

Lajme të këqija nga moti për ditën e mërkurë

13:59, 11/05/2021
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e nesërme (12 maj) do të jetë me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të  herëpashershme me intesitet të ulët.

Në veri këto reshje do të jenë dhe në formën e shtërngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Postimi i plotë:

Përshëndetje nga SH.M.U!

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferikë shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C
zonat e ulëta 11°C deri në 23°C
zonat bregdetare 12°C deri në 22°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco