Temperaturat, nga 9°C  në mëngjes deri në 25°C në mesditë Martanesh, maj 2021

Temperaturat, nga 9°C në mëngjes deri në 25°C në mesditë

07:01, 11/05/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës. 

E martë, 11 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.  

Temperaturat:

Zona malore       8/27°C

Zona e ulët        9/30°C

Zona bregdetare  11/28 °C

Kosova, e martë, dt 11 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje të izoluara. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 9 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25 gradë Celcius.

E Mërkurë, 12 maj 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       9/22°C

Zona e ulët        10/25°C

Zona bregdetare  12/24 °C/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco