Fundjavë, temperaturat do të shkojnë deri në 27° C

Fundjavë, temperaturat do të shkojnë deri në 27° C

07:00, 08/05/2021
A+ Aa A-

Shqipëria përgjatë kësaj fundjave parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbajë mot me diell, kthjellime dhe pjesërisht me re.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 14 deri në 22 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 23 °C.

Mot i kthjellët e me diell pritet të mbajë përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 27 °C./Motilokal.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco