Vazhdon rritja e temperaturave dhe reshjet e pakta të shiut Shteg që lidh tre zona të mbrojtura, përkatësisht, Llogara, Karaburun dhe Karaburun-Sazan, prill 2021

Vazhdon rritja e temperaturave dhe reshjet e pakta të shiut

06:49, 15/04/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera të larta të presionit atmofserik duke kushtëzuar stabilitet të përkohshëm të motit gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

E enjte, 15 prill 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë. 

Temperaturat:

Zona malore       -1/13°C

Zona e ulët           4/16°C

Zona bregdetare  6/17 °C

Kosova, e enjte, 15 prill 2021

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -1 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12 gradë Celcius.

E premte, 16 prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu pasdite në Jug dhe Jug-lindje`. Era do të jetë me drejtim Veri Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. 

Temperaturat:

Zona malore      2/13°C

Zona e ulët          6/18°C

Zona bregdetare  8/17 °c/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco